Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka mposhtur me pikë Callum Smithin për të mbajtur titullin e botës në versionin WBA në kategorinë super të mesme dhe për të shtuar versionin vakant WBC, në një meç interesant të zhvilluar të shtunën.
Alvarez që nga 54 fitoret e tij, 36 i ka me nokaute, dominoi në meçin që zgjati për 12 runde. Dy gjyqtarë dhanë rezultatin 119-109, ndërsa një tjetër 117-111 në favor të tij.
Pas fitores, Alvarez u deklarua se mirëpret një meç të tretë kundër Gennady Golovkinit. Dy boksierët barazuan në meçin e parë, ndërsa në të dytin fitoi Alvarezi 30-vjeçar.
Artikuj të ngjashëm
-
Alvarez mposht Charlon, mbetet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme
-
Boks, Alvarez dominon përballjen me Ryderin në një natë historike në Guadalajara
-
Boks, Alvarez fiton sërish në superpërballjen me Golovkinin
-
Boks, Bivoli e shokon superyllin Canelo Alvarez
-
Boks, Alvarez bëhet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme