Fotografia e alpinistes nga Kosova, Arineta Mula është vendosur në kuadër të fushatës “She moves mountains” që në gjuhën shqipe do të thotë “Ajo lëviz malet”.
Kjo kampanjë e realizuar në Amerikë ka grumbulluar fotografi nga gratë të cilat kanë pushtuar maje të maleve në botë dhe që me tregimet e tyre kanë ndryshuar shoqërinë për të mirë.
“Fotoja ime eshte perzgjedh nga The North Face me kampanjen @shemovesmountains - "ajo lëviz malet" qe ka grumbulluar te gjitha fotografite e grave qe me storiet e tyre kane ndryshuar shoqerine per te mire.
Per te gjithe ju qe jeni ne Amerike dhe jeni afer mund ta shihni ne muralin ne Kent avenue Williamsburg. E lumtur te jem ne mesin e femrave qe levizin malet”, ka shkruar Mula në Facebook.
Arineta Mula vitin e kaluar ka pushtuar Mont Everestin, majën më të lartë në botë.

-
BBC për Arineta Mulën: Gruaja nga Kosova që pushtoi Everestin
-
Haradinaj takon Arineta Mulën, e falënderon për promovim të Kosovës
-
Rrëfimi i Arineta Mulës, vajzës së majave të larta
-
Arineta Mula synon të ngjitet në shtatë majat më të larta të kontinenteve
-
Rruga deri te pushtimi i majave më të larta të botës