Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar për promovim të imazhit të Kosovës, alpinisten Arineta Mula.
Pas një takimi të sotëm, Haradinaj ka thënë se “Flamuri i Kosovës po valon në majat më të larta botërore, falë energjisë dhe përkushtimit të njerëzve të sfidave të mëdha, si Arineta Mula”.
“Kënaqësi ta dëgjoj rrëfimin për përvojën e saj unike dhe ta falënderoj për promovimin e imazhit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Mula më 2017 kishte arritur që të pushtonte Everestin, duke ngritur flamurin e Kosovës në majën më të lartë të botës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj uron për Krishtlindje: Paqe nën kulmin e secilit prej jush
-
Sipas kryeministrit, Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon
-
BBC për Arineta Mulën: Gruaja nga Kosova që pushtoi Everestin
-
Haradinaj: Malësorët i dhanë garancë miqësisë mes Kosovës dhe SHBA-së
-
Haradinaj: Rast i shkëlqyeshëm për Kosovën të jetë nikoqire e forumit të Crans Montana