Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Presidentin e nderit të Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, me të cilin biseduan për zhvillimet në vend e po ashtu edhe për të arriturat e Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.
Haradinaj, siç njofton komunikata nga Kryeministria, e falënderoi Jean Paul Carteron për vizitën e tij në Kosovë dhe për rolin e forumit që të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar duke promovuar praktikat e mira.
“Jam i nderuar që sot keni ardhur për ta vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend. Është rast i shkëlqyeshëm për Kosovën, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë. Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet e nivelit të lartë ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar gjithashtu rëndësinë e këtyre takimeve për tërheqjen e investimeve të huaja.
Ndërkaq, Presidenti i nderit i Crans Montana Forum, Jean Paul Carteron, tha se ishte kënaqësi të jetë sot në Kosovë dhe të zhvillojë takim me kryeministrin Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen
-
Kosova nikoqire e forumit të Crans Montana që do të mbahet në Prishtinë
-
Haradinaj në takim me Kosnettin, për zgjedhjet e parakohshme thotë se Kosova tregoi nivel të lartë të demokracisë
-
Delegacioni i BQK-së në Forumin e Crans Montana-s shpalos mundësitë që ofron Kosova për investime
-
Pacolli panelist në ‘Forumin Botëror të Crans Montana’
-
Projekti “Qyteti Ekonomik Kosovaro-Amerikan” për investitorët nga SHBA