Prishtinë, 26 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim, Frank Cownie, kryetar i Des Moines, Iowa, të cilit ia prezantoi projektin për Qytetin Ekonomik Kosovaro - Amerikan.
Kryeministri Haradinaj ka njoftuar z. Cownie për prioritet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja, veçmas ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e parezervë të Kosovës, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, kryeministri Haradinaj tha se në këtë fazë të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja.
Kryeministri Haradinaj më tej shtoi se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për lehtësimin e procedurave dhe legjislacionit për investitorët e huaj potencialë, si Ligjin për Investime Strategjike dhe një sërë lehtësirash tatimore, që i hapin rrugë investimeve të huaja.
“Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro - Amerikan, për të cilën Qeveria po punon në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke potencuar faktin se Kosova ofron resurse natyrore, humane dhe infrastrukturë rrugore, për investitorët dhe ndërmarrësit potencial përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
Edhe
Haradinaj priti një delegacion nga Iowa
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve nga ShBA-të, kryeministri Haradinaj tha se Qyteti Ekonomik Kosovaro - Amerikan është një mundësi e mirë për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimet e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana e tij Frank Cownie, kryetar i Des Moines, nga Iowa, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Iowas dhe Republikës së Kosovës, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në fusha të ndryshme, si ekonomi, edukim, siguri dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.
-
Haradinaj: Kosova në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj
-
Senatorja nga Iowa e bindur se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithanshme për Kosovën
-
Synohet tërheqja e investitorëve amerikanë
-
Investitori nga Omani shpreh interesim për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë