Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrëfimi i Arineta Mulës, vajzës së majave të larta

Arineta Mula, të cilën tashmë e njohim si vajza e majave të larta, ka pushtuar madje edhe Everestin, transmeton emisioni "Sot" në KTV.

Rrëfimin për lartësitë dhe bjeshkët ajo kishte zgjedhur ta bënte pikërisht në një nga majat në perëndim të Kosovës. Pikë-takimi ishte në Pejë, por nga vendlindja e saj vazhduam rrugën për në Zllanopojë, në bjeshkët e Deçanit.

Pas një udhëtimi nëpër rrugët malore, me të arritur çdo gjë dukej e bukur, e qetë dhe me ajër të pastër. Arineta shpalos disa kujtime që ka nga këtu. Vendi rreth zjarrit, po ashtu sjellë gjëra të bukura në kujtesën e Arinetës. Ajo thekson se këtu ndihet shumë më mirë, se në ndonjë vend tjetër.

Ndërkaq Arineta thekson se e veçanta e këtij vendi për të është ndjenja e të qenit afër yjeve dhe majës më të lartë në Kosovë, Gjeravicës.