Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alli shpreson të ringjallet tek Evertoni

Dele Alli është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Evertonit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit nga Tottenhami.

Mesfushori anglez shpreson që ta rikthejë formën e tij të mëparshme nën menaxhimin e trajnerit Frank Lampard. “Jam i lumtur që kam nënshkruar për Evertonin, një klub i madh me një bazë të madhe tifozësh dhe histori. Jam i etur për të filluar dhe mezi pres ndeshjen time të parë me fanellën e Evertonit. Dua ta ndihmojë skuadrën dhe jam i lumtur që kam mundësinë për të punuar me menaxherin e ri Frank Lampard”, deklaroi Alli.

25-vjeçari ka nënshkruar me klubin e Evertonit deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm