Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, do të largohet në janar nga ekipi anglez për të vazhduar karrierën diku tjetër.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Alli sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Mësohet se ekipi anglez tashmë ka kontaktuar Tottenhamin duke kërkuar huazimin e 24-vjeçarit, me detyrim të blerjes së tij në fund të sezonit.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe te PSG-ja shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Alli do të largohet nga Tottenhami pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho. Këtë edicion, mesfushori i Anglisë e ka humbur vendin e titullarit te Tottenhami, duke regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat.
Alli është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2015 dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2024.