Agjenti i Massimiliano Allegrit ka bërë të ditur se trajneri italian i ka disa oferta, por është në pritje të projektit të duhur që mund ta bind për t’iu kthyer punës.
Allegri është i papunë që nga vera e vitit 2019 kur u largua nga Juventusi, ekip me të cilin fitoi pesë tituj kampioni në Serie A.
“Allegri ka marrë disa oferta dhe nuk po ngutet aspak. Ai është shumë i relaksuar dhe në pritje të projektit të duhur. Po e presim fundin e këtij edicioni dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Giovanni Branchini.