Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alisson: Chelsea është kandidati kryesor për titull

Alisson

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, mendon se ndeshja e të shtunës kundër Chelseat është sfidë e dy prej ekipeve më të forta në elitën e futbollit anglez.

Të dyja janë në mesin e pesë skuadrave që i kanë fituar dy ndeshjet e para të sezonit në Premier League sivjet, por njëra nga to do të lëshojë pikë të shtunën kur do të ballafaqohen mes veti në stadiumin “Anfield”.

Alisson ka treguar respektin maksimal për Chelsean.

“Besoj se Chelsea është një prej favoritëve kryesor për ta fituar titullin. E ka treguar sezonin e kaluar kur e fitoi titullin. E dimë se të fortë janë ata, por nuk jemi të fokusuar në kundërshtarët, jemi të fokusuar në punën tonë dhe të japim 100% nga vetja”, deklaroi Alisson për “Sky Sport”.

Pasi e përfundoi një sezon thuajse të përkryer para një viti në Premier League pas një kohe shumë të gjatë duke e fituar edhe titullin, sezoni 2020/21 nuk ishte aq i suksesshëm për “të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Liverpooli edicionin e fundit përfundoi i treti, me 17 pikë prapa Manchester Cityt.

Artikuj të ngjashëm