Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Derbi të shumtë në Premier League

Liverpool

Foto: Associated Press

Pas ndeshjeve të xhiros së parë të Championsit, skuadrat e mëdha angleze iu kthehen sfidave kampionale. Në fundjavë është xhiroja e pestë e Premier Leagues, që ofron disa ndeshje interesante. 

Xhiroja hapet me derbin “Merseyside” mes Liverpoolit dhe Evertonit. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 13:30.

Kampioni në fuqi, Liverpooli, ka nisur furishëm edicionin e ri. Është ekipi i vetëm që i ka fituar katër ndeshjet e para. Evertoni është i gjashti me shtatë pikë. Pavarësisht pozitës në tabelë, ky derbi lokal gjithnjë ofron dramë e futboll që e karakterizon Premier Leaguen.

Tri ndeshje të tjera të shtunën janë nga ora 16:00, ndërsa prej orës 18:30 është derbi tjetër mes Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Unitedi assesi të dalë nga kriza, ndërsa Chelsea pasi fitoi Botërorin e klubeve ka synime të mëdha në Premier League. Chelsea është i pesti me tetë pikë, ndërsa Unitedi ka vetëm katër pikë, që i mjaftojnë për pozitën e 14-të.

Edhe Derby Merseyside për herë të fundit në “Goodison Park” Futboll Derby Merseyside për herë të fundit në “Goodison Park”

Të dielën vëmendja do të jetë në stadiumin “Emirates”, ku takohen Arsenali e Manchester City, dy prej skuadrave më të mira të dekadës së fundit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:30 dhe është e fundit e xhiros.

Si Arsenali ashtu edhe Manchester City kanë shënuar fitore në Champions dhe tani synojnë suksesin në derbin e madh anglez. Arsenali është i dyti në elitën angleze me nëntë pikë. City i Pep Guardiolas mblodhi gjashtë pikë në katër ndeshje dhe renditet në vendin e tetë.