Alexis Sanchez u ka kërkuar falje tifozëve të Manchester Unitedit pas sezonit dëshpërues me “Djajtë e Kuq”.
Kiliani iu bashkua Unitedit në janar të vitit 2018 nga Arsenali, por ka ngecur të gjejë formën që kishte te “Topçinjtë”.
Alexis pati vetëm nëntë ndeshje si startues në Premier Ligë nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe Ole Gunnar Solskjaerit, e arriti të shënonte vetëm dy herë në të gjitha garat.
Paga e lartë dhe rezultatet e dobëta, bën që Sanchezi të ishte cak i kritikave nga tifozët që madje raportohej se po kërkonin largimin e tij në fund të sezonit.
Pasi Unitedi mbylli sezonin me humbje nga Cardiffi të dielën, kiliani u ka kërkuar falje tifozëve për paraqitjet.
“Ishte një sezon shumë i vështirë... fansat janë ata që meritojnë një kërkimfalje sepse na keni përkrahur gjithmonë pavarësisht çfarë ndodhë. Personalisht s’kam performuar siç kam pritur për shkak të lëndimeve të paparashikuara”, ka shkruar ai në Instagram. “Mediat dhe njerëzit spekulojnë për gjëra që s’janë të vërteta. Jam gjithmonë profesionist në të gjitha aspektet. U kërkoj falje fansave që s’ishim në gjendje të arrijmë synimet tona”.
Edhe
Juventus hyn në garë për Sanchezin
Ai ka thënë se megjithatë është i sigurt se një ditë Unitedi do të kthehet sikur në kohën e Alex Fergusonit.
Unitedi mbylli sezonin në pozitën e gjashtë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës.