UEFA sot ka konfirmuar se Aleksander Çeferin është kandidati i vetëm për t’u rizgjedhur president i shtëpisë evropiane të futbollit.
Kongresi i 43-të i UEFA-së do të mbahet më 7 shkurt 2019 në Romë, transmeton Koha.net.
UEFA thotë se vetëm Çeferin ka kandiduar për kreun e UEFA-së, në afatin e fundit për të shpallur kandidaturën që ishte më 7 nëntor.
Kurse për postin e nënpresidentit në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) i vetmi kandidat është hungarezi Sandor Csanyi. E anglezi Greg Clarke dhe Martin David nga Irlanda Veriore janë dy kandidatët të cilët garojnë për një post të anëtarit në Këshillin e FIFA-së.
UEFA ka nominuar për Komitetin Ekzekutiv të FIFA-së gjermanin Reinhard Grindel, portugezin Fernando Gomes dhe Georgios Koumasin nga Qiproja.