Aleksander Çeferin është i vetmi kandidat për mandatin e tretë si president i UEFA-s, ka thënë trupi qeverisës i futbollit evropian të premten.
Avokati 55-vjeçar nga Sllovenia, i cili është përballur me shumë kritika së fundmi, do të rizgjidhet president në kongresin e UEFA-s që do të mbahet në muajin prill në Lisbonë.
Shumë klube të mëdha evropiane ishin munduar të krijonin Superligën Evropiane, por një gjë të tillë nuk e kishte lejuar i pari i UEFA-s.
Çeferini u zgjodh kryetar i UEFA-s në vitin 2016 për herë të parë.
Ai kishte zëvendësuar në këtë post legjendën e futbollit francez, Michel Platini, i cili ishte dënuar në vitin 2015 për thyerje të rregullave të etikës dhe u detyrua të jepte dorëheqje.
Që prej ardhjes në krye të UEFA-s, Çeferini ka dalë haptazi edhe kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sidomos për idenë që Kupa e Botës të mbahet çdo dy vjet.
-
Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, thotë se Infantino duhet të largohet
-
FSHF-ja mbështet Çeferinin në garën për president të UEFA-s
-
Çeferini nuk do të kandidojë për president të UEFA-s në vitin 2027
-
Federata angleze nuk dëshiron që Çeferini ta fitojë edhe një mandat në UEFA
-
Çeferini me mandat të ri, Duka sërish në KE të UEFA-s