Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alaba rikthehet ndaj Sevillas

Alaba

Mbrojtësi David Alaba, do të rikthehet në formacionin startues të Real Madridit këtë vikend. “Marca” ka shkruar të martën se Alaba do të jetë titullar ndaj Sevillas, ndeshje kjo që luhet të shtunën dhe i takon xhiros së 10-të në La Liga.

Reprezentuesi i Austrisë është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushe në tri ndeshjet e fundit të Real Madridit pasi ditë më parë ka nisur stërvitjet.

Alaba këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm te Reali, ku ka regjistruar 8 paraqitje dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat. 31-vjeçari vlerësohet lart nga trajneri Carlo Ancelotti dhe ndeshja ndaj Sevillas do të jetë test për Realin para derbit me Barcelonën.

Alaba është pjesë e Realit prej vitit 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.