Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alaba pritet të mungojë më gjatë

Alaba

David Alaba mund t’i mungojë Real Madridit më gjatë se që është menduar. Mbrojtësi austriak po vuan nga një lëndim i muskulit dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës që Reali e luan në La Liga kundër Real Sociedadit.

Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se Alaba ka gjasa të humbë edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.

Artikuj të ngjashëm