David Alaba do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës këtë verë. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të martën se Alaba ka marrëveshje verbale me Barçën, e cila pritet të bëhet zyrtare së shpejti.
Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, por thuhet se austriaku është pajtuar me kontratë katërvjeçare të ofruar nga Barcelona. Ai te Barcelona do të transferohet si futbollist i lirë, pasi kontrata me Bayernin i skadon në fund të këtij sezoni.
Alaba 28-vjeçar është pjesë e Bayernit dhe mund të luajë edhe si mesfushor, ndonëse pozita e tij e preferuar është ajo e mbrojtësit të krahut.
Këtë edicion, Alaba ka shënuar dy gola në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm