Sport

Al-Nassr synon edhe Busquetsin

Pas Cristiano Ronaldos e Sergio Ramosit, skuadra nga Arabia Saudite, Al-Nassr, po synon edhe një futbollist tjetër me emër në futbollin evropian. Bëhet fjalë për mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.

“Marca” ka njoftuar të premten se Busquets tashmë është kontaktuar nga klubi saudit, i cili i ka bërë një ofertë të majme për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

Al-Nassr po synon transferimin e Busquetsit në afatin kalimtar të janarit, pasi i ka ofruar kontratë deri në verën e vitit 2024. 34-vjeçari është kapiten i Barcelonës, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Aktualisht, ai po heziton ta rinovojë kontratën me Barçën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe po preferon shkëputjen e saj në janar, në mënyrë që të transferohet diku tjetër për të luajtur.

Busquets ka vetëm një asistim në të gjitha garat për Barcelonën këtë edicion.