Sport

Al-Nassr me ofertë të çmendur për Busquetsin

Pas Cristiano Ronaldos mesfushori Sergio Busquets pritet të jetë përforcimi i madh i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.

ESPN ka shkruar të martën se Al-Nassr po synon transferimin e Busquetsit në verë, pasi spanjolli ka vendosur të qëndrojë te Barcelona deri në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

Thuhet se Busquets tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e klubit saudit, të cilët i kanë bërë ofertë për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

Mësohet se Busquetsit i është ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 13 milionë eurosh.

Duket se Busquets është joshur nga oferta e klubit Al-Nassr dhe pritet së shpejti të jap një përgjigje për të ardhmen e tij. 34-vjeçari është kapiten i Barcelonës dhe këtë sezon ka një asistim në 25 ndeshje të luajtura.