Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ittihadi nuk ka hequr dorë nga Salahu

Skuadra saudite Al-Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferim i Mohamed Salahu, ka raportuar të martën “The Athletic”. Al-Ittihadi është i gatshëm t’i paguajë Liverpoolit 234 milionë euro për sulmuesin e Egjiptit.

31-vjeçari ka kontratë me gjigantin anglez deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës me Liverpoolin.

Salah me skuadrën e Liverpoolit në edicionin aktual në 27 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar nëntë herë. Pjesë e Al-Ittihadit janë edhe yjet Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho.