Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ittihadi nuk dorëzohet për Salahun

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e sulmuesit Mohamed Salah deri në fund të afatit kalimtar. Duke pasur parasysh se të enjten mbrëma mbyllet afati kalimtar i verës në Arabinë Saudite, Al-Ittihadi i ka bërë një ofertë të re Liverpoolit për 31-vjeçarin.

“Sky Sports” shkruan të martën se këtë herë, ekipi saudit ka ofruar 250 milionë euro për ta bindur Liverpoolin në shitjen e reprezentuesit të Egjiptit.

Kjo është oferta e tretë rresht e Al-Ittihadit, ekip që po insiston në transferimin e Salahut këtë verë.

Dy ofertat e para, në vlerë prej 150 dhe 200 milionë eurosh, janë refuzuar nga Liverpooli. Salah ka kontratë deri në vitin 2025 me Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016. Këtë edicion, ai ka dy gola e po aq asistime në 4 paraqitje në Premier League.