Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Akuzohet për vjedhje ish-ylli i NBA

Pronarët e një studio joga në Newport Beach, Kaliforni, kanë akuzuar ish-basketbollistin Dennis Rodman se është përfshirë në grabitje në këtë studio, duke marrë kristale ametist me vlerë disa mijë dollarë.

Sipas tyre, Rodman së bashku me një burrë dhe grua të panjohur vodhën një gur me vlerë 2.500 dollarë, ndërsa dëmtuan një tjetër gur të çmuar në vlerë mbi 5.000 dollarë.

Kur policia doli në vendin e ngjarjes, hajnat tashmë ishin larguar, transmeton kp.

Basketbollisti i njohur ende nuk është prononcuar në lidhje me akuzat.

Artikuj të ngjashëm