Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Akademia që synon frenimin e shfrytëzimit të futbollistëve të rinj

Stadiume të stërmbushura, adhurues të shumtë, paga të mëdha dhe duke ndjekur gjurmët e superyjve që thyen rekordet e transferimeve: Neymar e Kylian Mbappe, është ëndrra e çdo futbollisti të ri në rruzullin tokësor.

Mirëpo, nën titujt e ballinave që flasin për shuma të mëdha parash, ekziston një dobësi e shfrytëzimit të të rinjve nga vendet në zhvillim, insistojnë ekspertët. Djemtë të panumërt në Afrikën Perëndimore regjistrohen nëpër akademitë e futbollit, duke hequr dorë nga arsimi dhe duke shpenzuar të gjitha kursimet familjare në kërkim që të stabilizojnë karrierën në një prej ekipeve më të mira të Evropës, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, shumë prej tyre janë mashtruar, duke u marrë jashtë dhe hedhur si lecka nga njerëz të paskrupullt që paraqiten si agjentë, thonë aktivistët.

Tom Vernon, themeluesi i akademisë së futbollit "E drejta për të ëndërruar" apo "RTD" (Right to Dream) në Ganë, që njëherësh është edhe pronar i ekipit elitar të Danimarkës, FC Nordsjaelland po përpiqet t'i japë fund shfrytëzimit të tillë, duke ofruar një rrugë të sigurt për futbollistët e rinj afrikanë me ëndrrat për të luajtur në futbollin evropian....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.