Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një akademi futbolli që nxjerr talente nga depoja

Në një të shtunë të stuhishme me të reshura të mëdha të shiut, një grup i djemve të rinj me uniforma të kuqe futbolli dhe këpucë me ngjyra të ndryshme stërviteshin brenda një depoje të vjetër, ku banorët e pasur të këtij komuniteti më përpara i kishin ruajtur veturat e tyre antike.

Kjo hapësirë tani është zënë nga një qiramarrës, i cili i shërben një klientele krejtësisht tjetër, shkruan NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xolos Academy F.C. New Jersey, një akademi futbolli e lidhur me Club Tijuana, ekip i divizionit të parë në Meksikë, e ka shndërruar deponë e vjetër në një fushë të ëndrrave me bari sintetik, derisa muret i ka mbuluar me logo dhe fotot e një lojtari të preferuar, përcjell Koha Ditore.

Në këtë depo ushtrojnë futboll, por çfarë në të vërtetë kjo akademi ofron, është mundësia për bijtë dhe bijat e emigrantëve hispanikë (latino-amerikan) nga kjo zonë.

Këta janë lojtarë që rregullisht dështojnë në futbollin amerikan, viktima të vështirësive financiare që nuk arrijnë të ekspozojnë talentin e tyre në kulturën që për momentin dominon në futbollin e të rinjve në SHBA.

"Disa prej këtyre lojtarëve janë mbajtur në hije, thjesht, sepse ata nuk kanë mundur të përballojnë për të luajtur lojën të cilën e duan me shpirt", tha Joe DiMauro, një trajner me përvojë që drejton akademinë depo të futbollit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.