Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesit që do ta bëjnë edhe më të nxehtë verën e futbollit

Kylian Mbappe

Afati kalimtar i verës është hapur në Angli më 14 qershor, ndërsa për pjesën tjetër të ligave të Evropës do të hapet zyrtarisht më 1 korrik.

Lionel Messi dhe Karim Benzema tashmë kanë paralajmëruar një verë të nxehtë me lëvizjet e bëra, ndërsa edhe disa prej sulmuesve pritet që këtë verë të bëhen pjesë e skuadrave të mëdha. Kylian Mbappe e ka njoftuar Paris Saint-Germainin se nuk do ta rinovoj kontratën që i skadon vitin tjetër, gjë që ka detyruar klubin francez ta nxjerr në shitje. Krahas Real Madridit, së fundmi në garë për Mbappen është inkuadruar edhe Liverpooli dhe do të jetë një garë e fortë mes këtyre dy skuadrave për sulmuesin francez.

Reali është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Benzeman, i cili u transferua javë më parë tek Al-Ittihadi në Arabinë Saudite. Në listën e klubit madrilen është edhe Harry Kane, por konkurrenca për anglezin mbetet e fortë, duke pasur parasysh se po kërkohet edhe nga Bayerni e Manchester Unitedi. Edhe Kane ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Tottenhamin.

Kylian Mbappe (PSG)

Mbappe pritet ta marrë primatin nga Messi dhe Cristiano Ronaldo si superylli më i madh i futbollit dhe ka vënë në gatishmëri skuadrat më të mëdha të Evropës pasi njoftoi se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re me PSG-në. Francezit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe ai do të jetë lojtar i lirë. PSG-ja nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë falas, gjë që e ka detyruar të kërkoj blerës nëse nuk arrin marrëveshje të re. Reali prej vitit 2021 është pas Mbappes, por ofertat e klubit spanjoll janë refuzuar deri më tani. Së fundmi është raportuar se Reali është gati të ofrojë mbi 200 milionë euro, ndërsa Liverpooli deri në 300 milionë euro për Mbappen.

Edhe Mësohet se kur do të bëhet zyrtarizimi i Mbappes te Reali Sport Mësohet se kur do të bëhet zyrtarizimi i Mbappes te Reali

Harry Kane (Tottenham)

Pas viteve me spekulime për të ardhmen e tij, Kane më në fund pritet të largohet nga Tottenhami. Me një vit në kontratën e tij, presioni është mbi kryetarin e Tottenhamit, Daniel Levy, për t’i ofruar kontratë të re ose për të fituar para. Reali, Manchester Unitedi e Bayerni janë të lidhur me një lëvizje të anglezit, të cilin Tottenhami e vlerëson mbi 100 milionë euro. Reali e sheh si zëvendësues të Benzemas, Unitedi si zëvendësues të Ronaldos, ndërsa Bayerni të Robert Lewandowskit. Edhe PSG-ja mund t’i shtohet kësaj liste në rast se Mbappe largohet nga ekipi këtë verë.

Image

Kane nuk ka fituar kurrë trofe të madh dhe mbush 30 vjet para fillimit të edicionit të ardhshëm, që është një arsye tjetër pse mund të jetë koha e duhur për të bërë lëvizjen.

Neymar (PSG)

Messi dhe Mbappe kanë dominuar titujt e lajmeve për sa i përket largimit nga PSG-ja përpara afatit kalimtar të verës, por edhe e ardhmja e brazilianit Neymar mbetet e pasigurt. Kampioni i Francës po planifikon një ndryshim strategjie, e cila fokusohet te talentet e rinj dhe vendas. Neymar nuk duket se i përshtatet këtij ndryshimi, kështu që mund të ndjekë Messin duke u bërë emri i ardhshëm i yjeve që do të largohet. Në fakt, Neymar tashmë po kërkohet nga Barcelona por nuk i mungojnë ofertat as nga Newcastle Unitedi e Arabia Saudite.

Randal Kolo-Muani (Eintracht Frankfurt)

Disa nga skuadrat më të mëdha të Evropës janë lidhur me emrin e Kolo Muanit, një sulmues francez që duket e sigurt se është në lëvizje pasi tashmë ka kërkuar largimin nga Eintracht Frankfurti. Bayerni shihet si një nga favoritët për të firmosur me Kolo Muanin, duke pasur parasysh se është në kërkim të një zëvendësuesi për Lewandowskin, i cili u largua vitin e kaluar. PSG-ja është një tjetër mundësi, ndonëse ai po monitorohet edhe nga Real Madridi.

Edhe Kylian Mbappe pritet të jetë transferimi i madh i Real Madridit këtë vit Sport Kylian Mbappe pritet të jetë transferimi i madh i Real Madridit këtë vit

Kolo Muani shënoi 23 gola edicionin e fundit për Frankfurin, ekip që po kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e tij.

Victor Osimhen (Napoli)

Pas largimit të trajnerit Luciano Spalletti, Napolit mund t’i largohet edhe një numër i madh i lojtarëve kryesorë që ndihmuan ekipin ta fitojë titullin e kampionit në Serie A pas më shumë se tri dekadave. Njëri prej këtyre emrave është ai i sulmuesit nga Nigeria, Victor Osimhen.

Osimheni e ka stabilizuar veten si njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian pas paraqitjeve fantastike që i pati me fanellën e Napolit. Ai shënoi 31 gola në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha garat me Napolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Liverpooli, PSG-ja, Manchester Unitedi e Chelsea, janë vetëm disa prej skuadrave që po synojnë ta joshin Osimhenin. Në fakt, Napoli tashmë ka marrë oferta deri në 100 milionë euro për yllin e tij, por i ka refuzuar të gjitha. Ekipi italian po kërkon hiq më pak se 180 milionë euro për Osimhenin.

Romelu Lukaku (Chelsea)

Edhe Dy skuadra angleze pas Mbappes Sport Dy skuadra angleze pas Mbappes

Sulmuesi belg, Lukaku, e ka karrierën në udhëkryq pas përfundimit të periudhës së huazimit te skuadra e Interit. Ai edicionin e shkuar luajti i huazuar te ekipi italian, por nuk është bërë e qartë se cilat janë planet e Chelseat për sulmuesin belg.

Tarifa dhe kushtet e tij personale mund të bllokojnë një lëvizje të përhershme te skuadra e Interit. Lukaku ka qenë i lidhur me një kalim te Milani dhe Al-Hilali në Arabinë Saudite, por po pret lëvizjen e Interit. Një tjetër lëvizje huazimi - ndoshta kthimi në Inter - duket opsioni më i mirë nëse Chelsea është gati për të shkruar një marrëveshje tjetër të përkohshme për Lukakun, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.