Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti mbetet pa ekip

Klubi italian i Torinos ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin nga Kosova Arlind Ajeti.

Lajmi bëhet publik nga “toronews.net”, që konfirmoi se lojtari do të jetë i lirë. Ajeti kishte kontratë me torinezët, deri në vitin 2019, por ai nuk ishte në planet e drejtuesve, ndaj ata kanë vendosur ta lenë të lirë.

Ajeti luajti vetëm 4 ndeshje me Torinon në sezonin 2016-2017 ku shënoi edhe një gol.

Në sezonin e kaluar 24-vjeçari u huazua te Krotone, e cila nuk mundi të qëndronte në Serinë A.

Tash Ajetit i duhet të gjejë skuadrën e re, ku mund të vazhdojë karrierën.

Edhe Ajeti mbetet në Itali, por ndërron klub Sport Ajeti mbetet në Itali, por ndërron klub

Me shumë gjasa ai do të rikthehet në Zvicër.

Për të shfaqi interes Krotone, Legia e Varshavës dhe Peruxhia, por tratativat dështuan.