Sulmuesi Albian Ajeti ka kontribuuar me asistim te Sturm Grazi që megjithatë pësoi humbje.
Sturmi të dielën pësoi 2:1 nga LASK-u në kuadër të Bundesligës austriake. Ajeti 26-vjeçar ka tri gola e një asistim në 13 paraqitje.
Është duke luftuar për të gjetur formën që e kishte disa vjet më parë.
Sturmi është i dyti me katër pikë më pak se lideri, Salzburgu.