Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi rrit çmimin për Antonyn dhe Martinezin

Manchester Unitedi mbetet i interesuar për dyshen e Ajaxit, Antony dhe Lisandro Martinez.

Por mediat angleze kanë bërë të ditur se tani drejtuesit e klubit holandez po kërkojnë 140 milionë euro për t’i liruar dy lojtarët.

Raportohet se tek Ajaxi nuk do të diskutojnë çmimin e lojtarëve dhe dyshja do të mbetet në skuadër nëse nuk paguhet shuma e kërkuar.

Është trajneri Erik ten Hag që ka kërkuar nga drejtuesit e Unitedit të bëjnë të pamundurën për të sjellë në “Old Trafford” të dy lojtarët.

Artikuj të ngjashëm