Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi po interesohet për Suarezin

Foto: Reuters

Ajaxi po mundohet ta kthejë Luis Suarezin në Amsterdam këtë verë, shkruan “Polideportivo”.

Sulmuesi uruguaian po pritet të largohet nga Barcelona këtë verë, ndërsa Ajaxi është duke e bërë gati ofertën për të.

Suarez 33-vjeçar kishte luajtur për Ajaxin nga vera e vitit 2007 deri në janar të vitit 2011, kur u transferua te Liverpooli. Te Barcelona ai gjendet që nga vera e vitit 2014.

Këtë edicion Suarez ka realizuar 21 gola dhe i ka asistuar 12 tjerë, në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm