Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti i ka quajtur rrugaçë udhëheqësit e Federatës. Ai ka thënë se drejtuesit e FFK-së po e shkelin Statutin e FFK-së.
“Nëse Arianit Ahmeti është problemi i FFK-së e keni të zgjedhur. Nuk ka luftuar Arianit Ahmeti për ulëse. E kam pasur jetën shumë më të mirë para se të angazhohet në Federatë, shumë. E dinë të gjithë. Arianit Ahmeti lufton fuqishëm, kurrë nuk ndalet, derisa këta persona t’i largojmë nga aty. Këta nuk e meritojnë të jenë aty. Këta derisa luajnë me Statutin e FFK-së, me themelet e Federatës, për të cilën edhe është dhënë gjak, djersë e punë, nuk duhet t’ua lëmë në duar këtyre rrugaçëve. Këta janë rrugaçë. Kërkoj falje që e shfrytëzoj ekranin, por definitivisht nuk e meritojnë të jenë në udhëheqje”.
-
Edhe Ahmeti e quan skandaloz vendimin për refuzimin e kandidaturës së Vokrrit
-
E konfirmuar, Gramoz Vokrri kandidat për kryetar të FFK-së
-
Hodaj: Arianit Ahmeti nuk i plotëson kushtet
-
FFK-ja shpall zgjedhjet për kryetar, ka dyshime për shkelje të Statutit
-
Ahmeti shpall kandidaturën për kryetar, akuzon Ademin për uzurpim të FFK-së