Sonte në “Sportin Total” të Kohavisionit, krahas materialeve të shumta të përgatitura nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar, do të diskutohet edhe për dy tema të rëndësishme për futbollin e Kosovës.
Në pjesën e parë të emisionit, që nis në orën 22:15, do të debatohet për javën e 20-të të IPKO Superligës me dy mysafirë të ftuar, Erdin Hashani, analist e trajner, si dhe futbollistin e Ferizajt, Taulant Dajaku.
Ndërkaq në pjesën e dytë, nga ora 22:45, temë diskutimi do të jetë dënimi i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilit i është konfirmuar dënimi me burg efektiv prej nëntë muajsh nga Gjykata e Apelit.
Të ftuar do të jenë Arianit Ahmeti, ish-zëvendëssekretar i FFK-së, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dhe avokati Afrim Salihu.
Si zakonisht, “Sporti Total” transmetohet direkt çdo të diel nga ora 22:15.
-
“Sporti Total” me telashet e klubeve të futbollit dhe intervista ekskluzive
-
Agim Ademi në arrest shtëpiak për 30 ditë
-
Agim Ademi në ndalim 48-orësh
-
Eroll Salihu: Agim Ademit i ka ardhur fundi, Komiteti Ekzekutiv s’i ka punët mirë
-
Salihu nuk pranon vendimin e Komisionit të Garave, thotë se pas tij qëndron Agim Ademi