Mbrojtësi i Rennesit, Nayef Aguerd, pritet t’i kryejë testet mjekësore këtë javë, para se të transferohet përfundimisht te West Ham Unitedi, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar është synim i trajnerit David Moyes tash e një kohë të gjatë dhe kjo ka qenë arsyeja pse West Hami dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij.
Aguerd te West Hami pritet të transferohet për 25 milionë funte.
Marokeni ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Rennesin francez. Ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.