Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli e City në garë për marokenin Aguerd

Liverpooli dhe Manchester City janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Marokut, Nayef Aguerd, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”. Bëhet e ditur se dy skuadrat angleze po e rivalizojnë njëra-tjetrën për shërbimet e 27-vjeçarit.

Aguerd është pjesë e West Ham Unitedit dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.

Nayef iu bashkua West Hamit vitin e shkuar nga Rennesi i Francës dhe në edicionin e tij të parë e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës me ekipin anglez. Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2027, ndërsa Liverpooli e City po synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Këtë edicion, Nayef ka 3 paraqitje dhe 1 gol të shënuar në Premier League.