Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agnesa Cakolli fiton të artën në taekwondo në Shkup

Agnesa Cakolli ka arritur të rrëmbejë medaljen e artë në turneun e taekwondos “Skopje Open” të mbajtur dje në Maqedoni, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Më 21 prill 2018 u mbajt turneu ndërkombëtar në taekwondo dhe atë me karakter tradicional ‘5th Skopje Open’ në qytetin e Shkupit, ku morën pjesë mbi 500 garues nga klube të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

“Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrëse edhe akademia e taekwondosë “Tiger Prishtina”, ku garuesja Agnesa Cakolli përsëri ka treguar cilësitë e saj duke fituar medaljen e artë. Në finale, ka mposhtur maqedonasen për të arritur të artën e radhës. Para një jave ajo ishte fituese e medaljes së artë në garën e madhe Tirana Challenge në Tiranë”, thuhet në komunikatë.

Image