Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Akil Gjakova i pesti në Evropë

akil

Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionat Evropian të xhudos.

Të premten në Tbilisi të Gjeorgjisë, Gjakova u mposht në luftë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Ai u përball me turkun Bilal Çiloglu, që realizoi hedhje pak para fundit.

Në përgjithësi lufta ishte e fortë dhe e barabartë. Por xhudisti turk shfrytëzoi një moment pakujdesie të Gjakovës dhe realizoi hedhjen e fitores. Ai fitoi me uazari.

Akili kishte ditë të gjatë dhe goxha të suksesshme, por që nuk u shpërblye me medalje.

Edhe Tjetër fitore me Ippon, Gjakova një fitore larg medaljes evropiane Luftarake 3 muaj më parë Tjetër fitore me Ippon, Gjakova një fitore larg medaljes evropiane

Nisi me fitore ndaj austriakut Samuel Gassner. Austriaku kishte uazari, por Gjakova reagoi për fitore me Ippon.

Edhe luftën e dytë xhudisti kosovar e fitoi me Ippon. Pas 7.15 minuta luftë e mposhti britanikun Benjamin Levy.

Lufta e gjatë me britanikun i kushtoi në vazhdim të ditës. Pas pak minutash u përball me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatiashvili në çerekfinale. Dhe energjia e shpenzuar në luftën paraprake ndikoi në performancë. Sërish lufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa përfundoi në të mirë të Shavdatiashvilit.

Në luftën e parë të repesazhit, Akili fitoi ndaj Adil Osmanovit të Moldavisë. Ndaj tij realizoi hedhje e më pas e vazhdoi aksionin me mbajtje.

Të premten garuan edhe Dardan Cena e Laura Fazliu.

Cena po ashtu garoi në 73 kilogramë. Në xhiron e dytë e mposhti bullgarin Victor Skerlev. Më pas humbi nga kampioni olimpik, Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit.

Ndërkohë Laura Fazliu dëshpëroi në kategorinë deri 63 kilogramë. Ndonëse pritej të përfshihej në luftë për medalje, u mposht që në luftën e parë. Laura pësoi nga sllovenja Kaja Kajzer, që kishte “Yuko” dhe Ippon.

Kosova megjithatë ka fituar medalje.

Edhe Akili pëson në luftën e fortë me Shavdatuashvilin, kërkon të bronztën Luftarake 3 muaj më parë Akili pëson në luftën e fortë me Shavdatuashvilin, kërkon të bronztën

Të enjten e artë ishte Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Kështu Kosova për herë të 14-të rresht ka fituar medalje në Kampionatet Evropiane për të rritur. Distria i ka katër tituj të Evropës dhe tre rresht. 

Në Evropianin në Tbilisi po paraqiten plot 400 xhudistë nga 46 shtete të ndryshme.

Lexo përditësimet tjera
Laura Fazliu

Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani

Në Tbilisi të Gjeorgjisë ka nisur dyta e dytë e Kampionatit Evropian të xhudos.Në ditën e...