Plot 46 mijë e 895 shikues ishin të dielën në stadium për ta parë nga afër ndeshjen në mes të Kaiserslauternit dhe Saarbrueckenit. Ndeshja i ka takuar ligës së tretë të Gjermanisë në futboll.
Bëhet fjalë për një derbi regjional, interesimi për të cilin është i madh ndonëse skuadrat janë vetëm në kategorinë e tretë.
Ndeshjen e ka fituar Kaiserslauterni me shifrat 3:1.