Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afrika po e bën vendin e saj në sportet dimërore

Skitarja nga Togo, Mathilde-Amivi Petitjean, është e lumtur që pjesëmarrja e saj më nuk është risi në Lojërat Olimpike Dimërore dhe thotë se numri rekord i shteteve nga Afrika që po garojnë në "Pyeongchang 2018" dëshmon se kontinenti po fillon të ketë tërheqje nga sportet e borës dhe akullit.

Togo ishte një nga tri shtetet nga Afrika që garuan në Lojërat Dimërore në Sochi katër vjet më parë, por me tetë sportistë të dërguar në Kore të Jugut këtë muaj. Petitjean thotë se buja mediale nuk është aq e madhe dhe nuk është ngarkesë aq e madhe sa ishte herën e kaluar.

"Është fenomenale të kemi gjithmonë e më tepër shtete nga Afrika që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore", ka thënë Petitjean në konferencë për media të hënën, shkruan Koha Ditore.

"Në Sochi isha disi si risi, ishte hera e parë që Togo po përfaqësohej, që ishte emocionale dhe diçka shumë e re. Por, tash është hera ime e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore, kështu që më nuk është gjë e re për mua. Shumë sportistë tjerë nga Afrika janë bashkuar tash dhe kjo ndihmon. Jam më e lehtësuar. Jam e lumtur që më nuk jam aq e dukshme, në mënyrë që të koncentrohem më tepër në garat e mia"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm