Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rekordi i Norvegjisë në Lojërat Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang kanë qenë të jashtëzakonshme për Norvegjinë, një vend i vogël sa i përket popullatës, por i madh sa u përket sporteve dimërore, pasi që theu rekordin e SHBA-së për më së shumti medalje të fituara gjatë një edicioni të Lojërave Dimërore.

Amerikanët kishin fituar 37 medalje në "Vancouver 2010", por norvegjezët përfunduan në Pyeongchang me 39 medalje, ku Marit Bjoergen fitoi medaljen e saj të pestë në këto lojëra në garën e fundit, në 30 kilometra start masiv në skijim cross-country, shkruan Koha Ditore.

Norvegjia ka fituar 13 medalje më tepër se që e kishte rekordin, kur kishte fituar 26 sosh në Lojërat Dimërore në Lillehammer në vitin 1994 dhe në Sochi në vitin 2014.

Norvegjia arriti këtë shifër të medaljeve me një skuadër prej 109 sportistëve, plot 133 më pak se që dërgoi SHBA-ja në Pyeongchang dhe 45 më pak se që dërgoi Gjermania... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)