Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adidasi pezullon partneritetin me Federatën e Futbollit të Rusisë

Kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas ka pezulluar partneritetin e saj me Federatën e Futbollit të Rusisë me efekt të menjëhershëm, tha të martën një zëdhënës i kompanisë.

Zëdhënësi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Por, raportohet se vendimi është në përputhje me një sërë vendimesh të marra nga organet sportive për të ndërprerë lidhjet me organet ose kompanitë e lidhura me Rusisë pas luftës në Ukrainë.