Futbollisti Adem Imeri po vlerësohet talent i madh në Gjermani. Ai të premten vazhdoi për dy vjet kontratën me skuadrën e Bundesliga 2, Greuther Fuerth.
Ka opsion për vazhdim të kontratës edhe për një vit tjetër. Imeri është 17-vjeçar, ndërsa luan për U19 të Greuther Fuerthit. Ai është në Akademinë e Fuerthit prej vitit 2013.
“Ademi është lojtar shumë i talentuar. Duam tani ta prezantojmë hap pas hapi me kërkesat fizike të futbollit profesional. Prej verës e tutje ai do të jetë pjesë integrale e skuadrës sonë”, ka thënë drejtori sportiv i Fuerthit, Rachid Azzouzi.
Në edicionin e parë me juniorët, Imeri, që me prejardhje është nga Kosova, ka startuar në 11 prej 13 ndeshjeve të mundshme. Ka shënuar një gol. I ka edhe dy paraqtiej për kupë, në të cilat ka shënuar dy gola. Imeri luan në mesfushë, ndërsa do të kompletojë përgatitjet dimërore me ekipin e parë të Fuerthit. Por pritet të vazhdojë të luaj me të rinjtë deri në verë.
“Ne po e përcjellim me shumë kujdes zhvillimin e tij. Nuk ka të bëjë me arritjen në majë sa më shpejtë të jetë e mundur. Është e rëndësishme për Ademin që të bëjë hapat e duhur dhe në mënyrë sa më stabile. Ne i ofrojmë mundësinë e duhur për këtë”, ka thënë trajneri i Fuerthit, Alex Zorniger.
Muajin e kaluar talenti kosovar debutoi për U18 të Gjermanisë. Me Fuerthin tani ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
-
Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit
-
Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën
-
Te klubi gjerman presin shumë nga Arifi
-
Arijon Ibrahimoviqi ftohet te Gjermania U21
-
Ibrahimoviqi vazhdon kontratën, do të luajë me ekipin e parë të Bayernit