Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, u detyrua të largohet në minutat e fundit të ndeshjes kundër Interit, për shkak të një lëndimi që pësoi.
24-vjeçari u zëvendësua nga Felix Afena-Gyan, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë që Roma e humbi të martën si mysafire e Interit 2:0.
Abrahami do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësor për të parë saktë shkallën e lëndimit.
Megjithatë, sipas mediave në Italia, lëndimi nuk është i rëndë dhe ai pritet të jetë gati për ndeshjen e së dielës që Roma e luan kundër Sassuolos.
Abraham iu bashkua Romës nga Chelsea në verën e vitit të kaluar për 40 milionë euro, duke e zëvendësuar Edin Xhekon që u transferua tek Interi.
Anglezi ka shënuar 17 gola në 32 paraqitje në të gjitha garat.