Tammy Abraham ka lënë të kuptohet se ai mund të rikthehet në Premier League në të ardhmen, pasi pranoi se spekulimet rreth tij ia kanë forcuar besimin.
Sulmuesi i Romës është duke kaluar në formë fantastike këtë edicion.
“Momentalisht jam i fokusuar të jap më të mirën te Roma.
Mund të vazhdoj të lidhem me shumë klube, por kush e di se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Sigurisht që jam rritur në Angli, jam një djalë londinez. Kështu që ndoshta një ditë do të kthehem në Premier League”, deklaroi Abraham.
24-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 23 gola dhe ka bërë katër asistime.
Artikuj të ngjashëm