Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Abidal po ndihmon Barçën për transferimin e Rabiotit

Ish-mbrojtësi i katalanasve, Eric Abidal do të ndihmojë në transferimin e mesfushorit të PSG.

Barcelona vazhdon të përforcohet. Pasi transferoi Arthurin, Lengletin e Malcomin, katalanasit vazhdojnë punën për të përmirësuar ekipin e tyre për sezonin e ri.

Objektivi i radhës për Barçën është Adrien Rabiot, mesfushori i Paris Saint- Germain, kontrata e të cilit skadon në 2019-ën.

Klubi francez nuk dëshiron të lejojë largimin e një lojtari me shumë cilësi siç është Rabiot, por rrezikon ta humbasë si futbollist të lirë vitin tjetër, nëse nuk i rinovon kontratën, transmeton KP.

Çështjen e transferimit të Rabiot në Camp Nou e ka marrë përsipër Eric Abidal, i cili është mik i ngushtë i presidentit Nasser Al-Kelaifi.

Abidal është emëruar drejtor sportiv te Barça dhe është duke punuar shumë që të krijojë një skuadër e cila mund të luftojë në të gjitha frontet sezonin që fillon pas pak javësh.