Sport

Leci dënohet me para për fyerjet raciste ndaj lojtarit të Prishtinës

Descriptive Text

Lojtari i Dritës, Liridon Leci është dënuar me shumë parash për fyerjet raciste që bëri ndaj Abdul Bashirus të Prishtinës në ndeshjen e fundit të sezonit.

Në ndeshjen e cila shpalli Dritën kampion pasi ndeshja përfundoi me barazim 0 me 0, Leci ishte kapur nga kamerat duke e quajtur Bashirun “Monkey” (Majmun).

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar Lecin me 500 euro për këto fyerje.

“Dënohet me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.06.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij”, thuhet në njoftim.