Ndonëse në vlugun e përgatitjeve fizike, kampionia e Kosovës në futboll kaloi me sukses testin e parë në Slloveni. Trepça '89 prej fillimit të javës është duke u përgatitur në afërsi të Mariborit, ndërsa të enjten luajti miqësore me skuadrën sllovake, Ruzhomberok, shkruan sot Koha Ditore.
Ruzhomberoku përfundoi i treti në kampionatin sllovak dhe do të luajë në kualifikime për Ligën e Evropës. Ka të paktën tre vjet përvojë në gara evropiane, përvojë e cila i mungon skuadrës mitrovicase. 89-shi ka zgjedhur Slloveninë për t'u përgatitur para debutimit në Evropë, përkatësisht para paraqitjes në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiqësorja ndërmjet 89-shit dhe Ruzhomberokut përfundoi 1:1. Sllovakët kaluan në epërsi në minutën e 21-të, ndërsa John Oto John barazoi shifrat në minutën e 48-të.
Është kapiteni Shpëtim Idrizi që e ka vlerësuar të suksesshme ndeshjen e parë testuese në Slloveni. Një miqësore "xehetarët" e kishin luajtur edhe në Mitrovicë, fundjavën e kaluar.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.