Basketi është një ndër sportet që ka marrë mjaft popullaritet edhe tek vajzat në Kosovë.
Talente të shumta po shfaqen krahas këtij sporti. Një ndër to është edhe Etna Foniqi që luan në klubin ProBasket Prishtina.
Vajza 8 vjeçare e ka të trashëguar dashurin për këtë sport ekipor, transmeton emisioni Sot në KTV.
Për lojtaren basketbolli është pasion që nuk do ta lërë asnjëherë.
Talentja e vogël nuk është paragjykuar nga moshatarët e saj për hobin që ka zgjedhur.
Për të ardhmen e saj si basketbolliste Etna ka shumë ëndrra, një ndër to është që të luaj në NBA.
Edhe
Çikat e klubit “Prishtina Elitë” me synime për kampionatin e volejbollit
Trajneri i basketbollistes, Nor Behrami tregon se si është të punosh me vajzën dhe është mjaftë entuziast për të ardhmen e saj.
Basketi në vendin tonë është gjithmonë e më shumë në rritje, kjo vërehet edhe nga talentet e rinj.