Portieri i siguron Beneventos pikën e parë në Serie A

Portieri i siguron Beneventos pikën e parë në Serie A

04 dhjetor 2017 10:09

Portieri i Beneventos, Alberto Brignoli, ka shënuar golin e barazimit në minutat shtesë kundër Milanit, duke ia siguruar skuadrës së tij pikën e parë në Serie A në historinë e saj.

Portieri, që është i huazuar nga Juventusi, doli para në çastet e fundit dhe realizoi me kokë pas një gjuajtjeje të lirë nga Danilo Cataldi, ndërsa Benevento i dha fund një serie rekorde prej 14 humbjeve rresht, transmeton “Koha Ditore”.

“Është e vështirë të përshkruaj! Unë thjesht kam dal atje dhe kam shpresuar për më të mirën në sekondën e fundit. Jam i lumtur për tifozët, për bashkëlojtarët dhe presidentin, që kurrë nuk ka thënë asgjë për këtë seri në të cilën gjendeshim. Do të ishte egoizëm i madh të flas tepër për veten. Është ëndërr të jemi në Serie A, një gjë të cilën kemi shpresuar se do të ishte më e mirë se kaq. Ishim duke humbur 2:1 dhe ishte minuta e 95-të, kështu thashë se nuk kemi asgjë për të humbur. Shkova atje, mbylla sytë dhe kërceva. Ishte më tepër si një hedhje e portierit sesa e një sulmuesi!” ka thënë Brignoli për “Sky Sport Italia”.

Ai është portieri i parë në Serie A që ka shënuar që kur Massimo Taibi shënoi me Regginan në vitin 2001.

“Do të kishte qenë e tmerrshme të humbasim këtë ndeshje, pasi kemi humbur aq shumë ndeshje në sekondat e fundit, ndeshje që nuk meritonim të humbnim, siç ishte rasti me Sassuolon. Sot ndodhi e kundërta. Kemi treguar se mund të luajmë kundër çdo skuadre dhe thjesht na duhej fati”, ka thënë Brignoli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme