Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Empoli siguron një pikë në fund të takimit

Empoli e ka shënuar në minutën e fundit golin e barazimit ndaj Sampdorias. Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi baras, 1:1. Kjo përballje i takoi javës së 35-të të Serie A italiane.

Sampdoria kaloi e para në epërsi me golin e Alessandro Zanolit në minutë e 34-t, ndërsa në minutën e 93-të barazoi rezultatin Roberto Piccoli.

Ardian Ismajli u inkuadrua te Empoli në minutën e 32-të, kurse si zakonisht portieri Samir Ujkani mbeti në stol.

Empoli mban vendi ne 14-të me 39 pikë, kurse Sampdoria në vendi ne fundit me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm