Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

47 pikë të Donçiqit për fitoren e Sllovenisë ndaj Spanjës

Luka Donçiq ka konfirmuar që është një prej basketbollistëve më të mirë në botë. Ai të mërkurën mbrëma ka realizuar plot 47 pikë për Slloveninë në fitoren 88:82 ndaj Francës. Ndeshja në Koeln ishte e fundit për këto dy përfaqësuese në fazën grupore të Eurobasketit.

Në ndeshjen e jashtëzakonshme, ylli i NBA-së, Donçiq, shtoi edhe shtatë kërcime e pesë asistime.

Rudy Gobert ishte më i miri te Franca me 19 pikë e tetë kërcime.

Sllovenia e ka fituar grupin B me katër fitore e një humbje. Franca e ka mbyllur garën në grup me tri fitore e dy humbje dhe avancon në fazën nokaut po ashtu.