Slloveni Luka Donçiq e ka barazuar rekordin e katërt për më së shumti pikë të shënuara në një ndeshje në historinë e ligës NBA.
Donçiq realizoi 73 pikë në fitoren që Dallas Mavericks e shënoi përballë Atlanta Hawks. 24-vjeçari e theu rekordin për pikë të shënuara te skuadra e Dallasit, të cilën vetë ai e vendosi kundër New York Knicks në vitin 2022.
Vetëm legjenda Wilt Chamberlain me 100 dhe 78 pikë dhe Kobe Bryant me 78 e 81 pikë, kanë shënuar më shumë në një ndeshje të ligës NBA në 77 vjet.
“Ishte gjë shumë e mirë. Ndonjëherë nuk mund ta besoja”, ka thënë Donçiq pas fitores 148:143 të Dallasit.
Donçiq shtoi edhe 10 kërcime e shtatë asistime. U bë basketbollisti i 10-të që realizon të paktën 70 pikë. Joel Embiid e arriti këtë shifër të pikëve të hënën.
Chamberlain dy herë kishte realizuar sa slloveni, nga 73 pikë në vitin 1962, ndërsa David Thompson e kishte arritur këtë shifër të pikëve të shënuara në vitin 1978.